Është i vetmi yll i muzikës për fëmijë që ka vazhduar akoma të jetë aktive në skenë.
Bëhet fjalë për Adelina Berishën, e cila muzikën e filloi që në moshë shumë të vogël duke vazhduar edhe sot të jetë mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.
Janë siguruar disa fotografi ekskluzive nga fëmijëria e këngëtares që në atë kohë njihej për hitin “Lum e lum për vasha”.
Adelina ka pak ditë që është ndarë nga kompania “On Records”, pjesë e së cilës ishte për disa muaj me radhë, por duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe këngëtarja vendosi të vazhdojë karrierën vetëm./GazetaExpress/
Temat
Showbiz