Gold AG reagon ndaj shtatores së Car Llazarit (Foto)

Gjatë natës që shkoi në Veri të Mitrovicës është vendosur shtatorja e Car Llazarit, ndërsa pas kësaj s’ka mundur pa reaguar reperi shqiptar Gold AG, i cili nuk kurseu kritika ndaj Qeverisë.

“Nesër pe përurojnë… a keni mu kanë aty o udhëheqës të Kosovës? A ndoshta ajo pjesë nuk u takon juve ?” ka shkruar Goldi.

Arian Agushi i njohur si Gold AG edhe kohë më parë ka kritikuar pushtetarët me anë të këngëve dhe teksteve të tij.

Dhe jo vetëm kjo, Gold AG njihet si këngëtar që i këndon dëshmorëve dhe vendit, e kjo gjendje padyshim që e ka acaruar reperin, shkruan Teleskopi.

gold-ag1

Temat
PërgjithshmeShowbiz

Të afërta