FOTO /Beatrix Ramosja-Xhemi Shehut: Palaçot merren me virgjërinë

Reagimet dhe komentet pas batutave të Ledionit në Top Awrds nuk kanë të ndalur. Zhurma më e madhe vijon ende në rrjetet sociale, aty ku një pjesë e mirë e artistëve flasin hapur mendimet e tyre.

Betrix Ramosaj është një prej personazheve që iu përmend emri pas një batue të Ledionit mbrëmjen e së premtes në Top Awards. Gjatë ditës së shtunë, edhe ajo shprehu indinjatë për batutën e Ledionit dhe tha se nuk pati mundësi të replikonte me të për shkak se nuk e lejuan. Pas kësaj, duket se këngëtarja ka shfrytëzuar rastin pas një postimi të bërë nga Xhemi Shehu në Instagramin e saj, ku ironizonte të gjithë të pakënaqurit nga eventi muzikor.

Në komentin e saj, Beatrix i shkruan Xhemit: “E di që ke një vajzë, ta kesh me jetë, më shkruaj kur të jetë 20 vjeҫ dhe t’ia diskutojnë virgjerinë palaҫot për disa shikues më shumë. Nëse je akoma me këto mend, do më vijë keq për ty. Klm!”

Të shumta kanë qenë komentet pas Beatrixës, duke i kujtuar këngëtares se Xhemi është nënë e dy djemve dhe nuk ka vajzë. Megjithatë, ndër komentuesit ka edhe nga ata që e kanë mbështeur këngëtaren nga Kosova duke thënë se batuta e Ledionit ishte e tepërt.

a13fb2ac81818d5be7b0729f88f694c3

e6ec69b5e18d956bfff49619b895c080

Temat
Showbiz

Të afërta