Reperi Capital-T edhe pse i ri në moshë ka disa vite që është pjesë e estradës shqiptare.
Capital-T si duket kishte filluar mbarë dhe me shumë mendje punën e tij në muzikë. Capo, është si duket nga të rrallët repera që nuk ka pasur asnjë skandal në showbiz.
Ai përpos muzikës fantastike që ka krijuar, njihet edhe si një ndër meshkujt më të edukuar, më të kujdesshëm dhe më të suksesshëm,transmeton Indeksonline.
Capo, njihet për krijimin e shumë hiteve në muzikë e ndër to më të kërkuarat ishin: ‘Shum nalt’, ‘U bo von’, ‘Supersweet’, ‘Shoping’, ‘Pare Pare’, ‘Ku jon paret’, ‘Karma’, ‘Fly up’, ‘Facedown’, ‘Don’t Waste my time’, ‘Ballin’,‘Kur fol zemra’, ‘Posh’, ‘Ske dit’, ‘Bongo’ e shumë të tjera.
Por reperi përpos këtyre krijimeve, ka arritur që zemrën dhe mendjen e shuam njerëzve ta mbajë edhe me veçorinë e tij që ka teksa takohet me fansat. Capo, për dallim nga shumë reperë vërehet për modestin e tij që ka. Ai ka një jetë të krijuar të tillë, me shumë respekt dhe vëmendje për njerëzit. Gjë kjo shumë e vlerësuar nga njerëzit që njohin atë, dhe nga fansat e tij.
Gjithashtu duhet kujtuar se Capital-T ka pësuar ndryshime të ndryshme në pamjen e tij fizike. Ai është përkujdesur që stilin e tij në të veshur ta realizojë në mënyrë fantastike dhe që tani të njihet si një ndër yjet që vishet më së miri. Ndërsa ai si duket ka vendosur që të mos i presë flokët e tij, por ti mbajë të gjitha e që e bëjnë të duket edhe më artist, duke mos lënë anash ushtrimet në trupin e tij që i kanë mundësuar një pamje edhe më të mirë.
Capital-T gjithashtu ishte pjesë e eventit të realizuar ‘Top Awards’, ku edhe mori çmimin videoklipi i vitit me këngën ‘Hitman’ një videoklip i realizuar në përpikëri, dhe aty është dalluar nga mënyra e veshjes me shumë stil. Duhet kujtuar që kënga e tij në bashkëpunim me Dhurata Dorën, është duke u dëgjuar shumë dhe duke u pëlqyer nga të gjithë e që bënë që kërkesa për të pasu ndonjë prodhim të ri muzikorë përsëri nga Capo.