Lajme

Sejdiu tregon: Unë isha amaneti i Presidentit Rugova

By FIRST CHANNEL

June 26, 2016

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë në një intervistë të tij në RTV Dukagjini, se ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, para se të vdiste kishte kërkuar që zëvendësi i tij të ishte pikërisht Sejdiu.

“Presidenti Rugova kishte vendosur që unë të caktohem zëvendësues i tij në ekipin e unitetit, të udhëheqë me ekipin e unitetit, që ishte një besim jashtëzakonisht i madh”, ka thënë Sejdiu në këtë intervistë.

Sipas tij, tashmë ishte ngjizur edhe ideja që ai të dilte si kandidat edhe për President të Kosovës, ashtu siç edhe më pas ndodhi.