Prishtina, qyteti me më së shumti narkomanë në Kosovë

Numri i përdoruesve të substancave narkotike në tërë Kosovën, është rreth 3 mijë. Ndërsa, vetëm në këtë vit janë regjistruar 283 raste të posedimit të këtyre substancave dhe 185 raste të konsumimit, kurse, përdoruesit më të shumtë janë ata 22 deri 35 vjeçar.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për shënim të 26 qershorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga, e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me OSBE-në.

Në këtë konferencë u tha se në Kosovë kultivimi i drogave është i vogël, ndërsa, ekzistojnë disa vende në të cilat gjenden edhe bimë të egra kanabisi, por që punohet që të asgjësohen menjëherë pas identifikimit të tyre.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, tha se Kosova tani ka një strategji kundër narkotikëve dhe se institucionet e vendit janë duke bashkëpunuar në luftimin e narkotikëve.

Ai theksoi se në Kosovë kemi një prezencë të vogël ët drogave dhe se për këtë ka ndikuar edhe ngritja e çmimit të tyre.

“Kemi një prezencë më të vogël të drogave në Republikën e Kosovës që qarkullojnë, kemi një numër të qarkullimit të heroinës në Kosovës si pjesë të ashtu quajturës rruga ballkanike. Gjithashtu, ka një ngritje të çmimit të narkotikëve që dëshmon se prezenca është më e vogël në treg. Jemi të vetëdijshëm që me rënien e Lazaratit dhe të disa trevave në Shqipëri, Kosova do të jetë njëri nga shënjestrat e narko – grupeve që tentojnë ta shndërrojnë Kosovën si vend ku kultivohet, mirëpo, duke qenë se nuk jemi territor shumë i madh dhe … që tanimë ka krijuar Policia e Kosovës jemi të bindur se ato narko – grupe do të dështojnë…Në vitin 2015, në gjithë Republikën e Kosovës ka arritur që të ketë vetëm rreth 2 mijë e 500 rrënjë kanabis, që do të thotë ka një sasi shumë të vogël”, tha ai.

Mustafa kërkoi që kur flitet për grupet e narkomanëve në trojet shqiptare apo në vendet e tjera të potencohet edhe vendi i origjinës së tyre, pasi institucionet e Kosovës nuk janë përgjegjës për të gjithë shqipfolësit.

“Kur flitet për narko – grupet e ndryshme, flitet për kategorinë e të ashtu quajturve shqipfolës. Ne si institucione të Kosovës kemi deklaruar se kjo është një lloj diskriminimi që bëhet ën paraqitjen e këtyre raporteve sepse në fund të fundit institucionet e Kosovës nuk janë përgjegjës të japin llogari për zhvillimet në fushën e narkotikëve që mund të zhvillohen nga qytetarë shqiptarë që mund të vijnë nga pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët ose që jetojnë në shtet e ndryshme… Prandaj, ne kemi kërkuar që kur të flitet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të mos flitet për qyfterët me përkatësi etnike që mund ta ketë një grup i narko – dilerëve të vende të ndryshme”, tha ai

Bajram Nuhiu nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës, tha se shifrat e përdoruesve të substancave narkotike nuk është alarmante në krahasim me vendet e tjera, derisa bëri të ditur se Prishtina është qyteti me më së shumti narkomanë në Kosovë.

“Bashkëpunimi është i rëndësishëm dhe e vetmja mundësi për me i parandalua këto raste është një bashkëpunim me të gjithë sepse vetëm ne se qoftë ministritë e tjera pa përkrahje të qytetarëve e kemi mjaftë të vështirë. Shifrat në krahasim me vendet e tjera nuk janë alarmante në Kosovë. Por, si do qoftë ne duhet të punojmë që sa më shumë t’i zvogëlojmë këto raste …. Tani për tani rajoni më i prekur, po flasim për posedues, që janë ata që nxihen me një sasi të vogël edhe mund të jenë shumica edhe konsumues, rajoni më i prekur është Prishtina pasi ka edhe numëron më të madh të qytetarëve, pastaj kemi raste pa më shtuara në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës”, tha ai.

Përfaqësuesja e OSBE – së, Shpresa Mulliqi theksoi se Kosova nuk është rast i veçantë në luftimin e drogave pasi edhe policitë e vendeve të zhvilluara ndonjëherë dështojnë në kapjen e grupeve kriminale që merren me narkotik.

“Policia e Kosovës, Doganat të gjithë punojnë shumë dhe i kanë bashkërenduar veprimet e tyre për uljen e importit të drogave në Kosovë, mirëpo grupet kriminalegjejnë rrugë të tjera përmes të cilave mund të qarkullojn ë dhe mund të hyjnë në Kosovë. Kosova nuk është rast i veçantë që dështon shpesh për t’i ndal 100 për qind hyrjen e drogës në Kosovës, sepse edhe vendet e botës që janë shumë të avancuara dhe kanë teknologji shumë më të sofistikuar dhe prezencë shumë më të madhe të forcave të sigurisë dështojnë ta bëjnë këtë… Mirëpo, ajo që harrohet shpesh të përmendet në mediat tona dhe në shoqërinë tonë është fakti se Policia e Kosovës shpesh ndihmon vendet e rajonit për t’i kapur këto grupe kriminale dhe ato grupi kriminale identifikohen nga policia e Kosovës, por kapen në vende të tjera. Kjo është për arsye taktike për të parë se cila është rruga, por që këto raste tek ne nuk raportohen”, tha ajo.

Ndërkaq, në sipas statistikave ndërkombëtare rreth 200 milionë njerëz në botë së paku njëherë kanë provuar një lloj të substancave narkotike, ndërsa nga këto substanca çdo vit vdes in rreth200 mijë njerëz. /Kp

Temat
LajmeVend

Të afërta