Mbi tre milionë britanikë kërkojnë një referendum tjetër

Peticioni përmes të cilët britanikët bëjnë thirrje për një referendum të dytë për anëtarësinë e Britanisë së Madhe në BE, ka mbledhur më shumë se tre milionë nënshkrime.

Ky peticion do të konsiderohet nga Parlamenti pasi që e ka kaluar shifrën e nevojshme prej 100 mijë nënshkrime sa ishin kërkuar. Këto nënshkrime janë mbledhur për vetëm dy ditë dhe sot përfundon peticioni.

Më pas duhen edhe dy ditë që të pritet për debat në parlament, transmeton Koha.net.

Në referendumin e mbajtur të enjten, 52 për qind e britanikëve votuan për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, derisa 48 për qind votuan kundër.

Ndërsa në analizat e votuesve, kanë dalë që më së shumti të moshuarit kanë votuar për dalje nga BE, ndërsa të rinjtë kanë votuar për qëndrim në BE.

Kjo ka ngritur debat të tipit se a po rrezikohet e ardhmja e Britanisë së Madhe.

Temat
BotëLajme

Të afërta