Ajo ndoshta nuk e nisi mirë punën si moderatore në emisionin sportiv “Proçesi Sportiv”, nuk kishte lidhje me futbollin, por me kalimin e viteve u përmirësua.
Së fundmi kanë dalë zëra pr nje largim të saj nga “Top-Channel” dhe emisioni sportiv, pasi marrëdhëniet e saj me drejtuesit e këtij televizioni janë në krisje.
Neësport.al shkruan se pavarësisht ndryshimeve rrënjësore që po ndodhin në disa formate, largimi i bukuroshes bionde nuk lidhet me to.
Sipas këtij portali, Marina u injorua në spektaklin e fundit “Top Music Awards”, ku nuk pati asnjë moment mundësinë për tu bërë protagoniste në dhënien e ndonjë çmimi apo ndoshta dhe diçka më tepër se kaq.
Gjithashtu i dashuri i saj Getoar Selimi, injoroi këtë format shoë dhe në portale është shkruar shumë së fundmi për një tensionim të situatës edhe për këto rrethana nxitëse që afrojnë divorcin e bjondes sexy me Top Channel.
Femrat shqiptare i kemi të pakta në futboll, po flasim për gazetaret sportive dhe kjo ndoshta nuk do i guxonte shumë djemtë që e ndjekin këtë program. Gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse Marina do vijojë të drejtojë emisionin me Manushin.