Lajme

Kur Fehmi Agani fliste për Marrëveshjen e Rambujesë dhe Pavarësinë (Video)

By FIRST CHANNEL

June 26, 2016

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë nga pala kosovare, profesor Fehmi Agani, i cili ishte pjesë e ekipit negociator, thotë atë kohë se kjo marrëveshje nuk e zgjidh problemin, por e hap një perspektivë të zgjidhjes së problemit.

Në një intervistë të rrallë për Radio Televizionin Shqiptar, Agani jep vlerësime pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Pala serbe nuk e nënshkroi marrëveshjen sepse po vazhdon politikën e obstruksionit. Ajo po don me zgjidh problemin duke mos participuar në negociata”, shton Agani.

Profesori i sociologjisë dhe filozofisë, Fehmi Agani, i cili u vra pas Rambujesë nga forcat serbe, kishte deklaruar se këta të fundit nuk kanë kooperuar fare me organizatorin, e as me palën shqiptare.

“Kosova me këtë marrëveshje e fiton një periudhë të stabilitetit relativ. Marrëveshja nuk është synimi ynë sepse nuk është pavarësia e Kosovës. Megjithatë hap perspektivën për pavarësi pas 3 vjetësh”, ka vlerësuar Agani.

Intervistën e tij për RTSH-në mund ta ndiqni nga minuta 4:30.