Reagimet dhe komentet pas batutave të Ledion Liços në mbrëmjen e Top Awards, vazhdojnë edhe dy ditë pas ndarjes së çmimeve.
Pas reagimit të shumë artistëve në rrjetet sociale, moderatorja Xhemi Shehu ka publikuar një foto të Leonardo DiCaprio-s, me një shkrim ironizues për VIP-at shqiptarë.
Xhemi paralelizon karrierën e gjatë të DiCaprio-s dhe mungesën e një çmimi Oscar në shumë vite, me sjelljen e këngëtarëve shqiptarë që nuk u vlerësuan me çmim në Top Awards.
Pas Xhemit, ka komentuar sërish edhe Beatrix Ramosaj, e cila dje bëri një shkrim për Ledion Liçon. Në foton e Xhemit, ajo komenton:
“E di që ke një vajzë, ta kesh me jetë, më shkruaj kur të jetë 20 vjeçe dhe t’ja diskutojnë virgjërinë palaçot për disa shikues më shumë. Nëse je akoma me këto mend do më vijë keq për ty. Klm”! Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e fansave që i kujtojnë Beatrix-it se Xhemi ka dy djem dhe jo vajzë.