Fun

Kështu po i kalojnë pushimet fëmijët e pasur të Instagramit

By FIRST CHANNEL

June 26, 2016

Si po ju shkon vera deri më tani? Shanset janë se nuk jeni duke e kaluar atë në jahte dhe avionë privat, ose duke pirë shampanjë – por ‘Fëmijët e Pasur të Instagramit’ janë. Për ta, ardhja e verës do të thotë festa gjithë ditën në Las Vegas dhe pushime të bukura dhe rrezitje në pishina – dhe natyrisht, fotografi me vetura luksoze.

Këta fëmijë, që janë fëmijë të njerëzve më të pasur të botës dhe që kanë famë në rrjete sociale, janë duke i dokumentuar pushimet e tyre në Instagram përmes fotografive.

Në një fotografi shihet një djalosh dhe një vajzë duke derdhur shampanjë të shtrenjtë në det, përderisa një tjetër publikoi një fotografi me një çantë të mbushur me para.