Kerry vizitë drejt Britanisë së Madhe, takim në kushte emergjente

Ndërkohë që Bashkimi Europian po përballet më frikërat që la pas vendimi i britanikëve për t’u shkëputur nga Unioni 28 anëtarësh, SHBA ka vendosur mos të ngelet në hije të kësaj situate.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të fluturojë drejt Londrës për t’u takuar me drejtuesit më të lartë britanikë por edhe për të parë nga afër situatën në vend pas Brexit.

Të hënën Kerry pritet të japë mesazhe mbështetjeje, por edhe përgjigje apo sugjerime sesi të përballen me krizën që ka frikësuar ekonomistët botërorë dhe ka çuar në frikën e shkatërrimit të Unitetit.

Ndërkohë që ditën e sotme Sekretari Amerikan po udhëton drejt Romës, ku Kerry planifikon të zhvillojë bisedime me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sikurse edhe me zyrtarë qeveritarë italianë.

Kerry ka planifikuar një takim në kushte emergjente mes 4 kombesh ditën e hënë ku pas takimit me Netanyahu, ai do të udhëtojë drejt Brukselit.

Në Bruksel, Kerry pritet të theksojë mbështetjen e SHBA-ve për projektin europian, pavarësisht spekulimeve të vendeve të tjera anëtare që mund të ndjekin shembullin e Britanisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta