Këngëtarja shqiptare, ylli që po ‘rritet’ në krahë të yjeve (Foto)

Këngëtarja shqiptare me zë brilant, Marsela Çibukaj, është duke jetuar ëndrrën e saj të fëmijërisë.

Ajo ndodhet në Itali dhe po vazhdon të shijojë një nga eksperiencat më të bukura të jetës përkrah ‘yjeve’ të muzikës italiane si Zucchero, Nek, Elisa, Noemi, Stadio, Fiorella Mannoia, Tiromancino e shumë të tjerë. Udhëtimi ‘muzikë’ siç e quan ajo bëhet çdo ditë dhe më i bukur, po aq sa i vështirë. Marselën do ta shohim së shpejti duke performuar në ekranin Italian.

Njoftimin e ka dhënë vetë këngëtarja e talentuar përmes një postimi në Instagram dhe një fotoje.

“Dikur , kur isha fëmijëe, bëja radhë në mes teë mijëra njerëzve për të parë artistët e preferuar duke performuar në një skenë madhështore, në një nga Sheshet më të bukura të botës, Piazza del Popolo (Romeë) ….sot kam fatin të jem mes tyre, të performoj neë të njëjten skenë me ta dhe jam e lumtur, e lumtur sepse përtej sakrificave, zhgeënjimeve dhe momenteve të vështira, besova në atë që dukej e pamundur. Ky udhëtim që quhet muzikë, që është aq i bukur sa edhe i vështirë, nuk do ishte i realizueshëm pa dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju kam xhan Shihemi së shpejti në ekranin Italian”, shkruan Marsela.

Temat
Showbiz

Të afërta