KEK-u rikthen në punë bllokun B2

Është kthyer në funksion njësia e B2, rënia nga sistemi e të cili u kishte shkaktuar telashe me energji elektrike disa pjesëve në vend.

Kështu ka njoftuar KEK-u nëpërmjet një komunikate për media.

“Pas angazhimit maksimal të ekipit të KEK-ut, pas disa orësh është sanuar problemi me Elektrofiltrin e njësisë B2 dhe njësia është kthyer në punë”, deklaron KEK-u.

“Me këtë rast nga pasmesnata të gjitha njësitë e KEK-ut, janë duke prodhuar sipas planit”.

KEK-u njofton se KEDS-i si rrjet i shpërndarjes, ishte njoftuar me kohë rreth problemeve me elektrofiltrin e njësisë B2 para se njësia të ndalet nga puna.

kek_1972

Temat
LajmeVend

Të afërta