Lothar Matthaus, ish reprezentuesi i Gjermanisë, golin e Xherdan Shaqirit, të shënuar ndaj Polonisë, e ka vlerësuar si më të mirin e Euro 2016.
Ish kampioni i botës me Gjermaninë, në vitin 1990, Lothar Matthaus ka thurur lavde për Xherdan Sahqirin, i cili shënoi një euro gol në ndeshjen mes Zvicrës dhe Polonisë.
Legjenda Gjermane nëpërmjet një postimi në Facebook golin e kosovarit e ka vlerësuar si më të mirin e Euro 2016, përcjell Express.
“Goli i Xherdan Shaqirit është më i bukuri i shënuar deri tani në Euro 2016”, ka shkruar Matthaus.
Fjalët kyçe
Xherdan ShaqiriTemat
Sport