Aksident komunikacioni në rrugën Gostivar-Shkup, humb jetën një grua

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Shkup – Tetovë – Gostivar ka vdekur një grua 69 vjeçare.

Rasti ka ndodhur afër pikë-pagesës së autostradës në hyrje të Gostivarit.

E moshuara ka tentuar të kalojë rrugën, por është goditur nga vetura ”Lada uaz”, të cilën e ka drejtuar një 79 vjeçar nga Shkupi.

Hetimet janë kryer nga njësitet e policisë dhe prokurorisë publike.

Temat
LajmeRajon

Të afërta