“Kiameti është afër”, “Shtatë mëkatet shkatërruese” e deri tek “Shtatë grupet e lumtura, Ditën e Gjykimit”…. jane titujt e librave tuaj qe patem rast t’i shohim edhe në panairin e librit që u mbajt jo shumë kohë më parë në Prishtinë, me autorë imam Shefqet Krasniqin.
Lidhur me këto botime, portali Sakte. net realizoi një intervistë me zKrasniqi.
Sakte.net: A mund të na thoni me lexuesit e portalit Sakte.net shkurtimisht se cilat janë shtatë mëkatet shkatërruese sipas fesë islame?
Shefqet Krasniqi: Shtatë mëkatet shkatërruese” janë një përmbledhje e një hadithi profetik të pejgamberit a.s, i cili cek shtatë mëkatet shkatërruese duke filluar nga 1. Shirku – mosbesimi, 2. Idhujtaria – paganizmi, 3.magjia, 4. vrasja pa të drejtë, 5. ngrënja e kamatës.- ngrënia e mallit të jetimit, 6.Ikja nga fronti dhe 7. Akuza e femrave të moralshme janë shtatë mëkatet që i ka cekur Muhamedi a.s që kanë të bëjnë shumë me jetën sociale që nga ana e besimit por edhe sociale dhe shoqërore.
Sakte.net: Dhe cilat janë shtatë grupet më të lumtura?
Shefqet Krasniqi: Shtatë grupet e lumtura , edhe ky është një hadith tjetër prej të cilit e kam bërë librin, ku i ka cekur Muhamedi a.s shtatë personat që do të jenë të lumtur në ditën e gjykimit. 1. Prijësi i drejtë do të jetë prej të lumturve në ditën e gjykimit. 2. Dy persona të cilët janë dashur për hir të Allahut, janë bashkuar për hir të Allahut dhe janë dashur për hir të Allahut. 3. Njeriu i cili është rritur në rrugën e Zotit. 4. Një njeri që ka dhënë me dorën e djathtë, ai njeri për të cilin nuk e din dora e majtë se cfarë ka dhënë e djathta. 5. Një njeri të cilin e ka ftuar një femër të bëjë amoralitet dhe ai i është përgjigjur se unë i frikësohem Zotit dhe e ruaj moralin. 6. Një njeri i cili kur është vetëm e kujton Zotin nga dashuria dhe respekti ndaj tij i pikojnë lotët. 7. një njeri zemra e të cilit është e lidhur ngushtë me xhaminë. /Sakte.net