Botë

Shaqiri ka një lajm të keq për Kosovën

By FIRST CHANNEL

June 25, 2016

Xherdan Shaqiri duket se nuk do të largohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Mesfushori që realizoi golin deri më tani më të bukur në “Euro 2016”, ka thënë se pas eliminimit me penallti nga Polonia, u mbetet të përgatiten për garat e ardhshme.

“I tillë është futbolli”, deklaroi Shaqiri për “SRF”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne do të përgatitemi për garat e ardhshme”, u shpreh ai.

Andaj, Shaqiri duket se nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e transferimit tek Përfaqësuesja e Kosovës.