Lajme

Mustafa krenar me Majlindën, Distrian e Xherdanin

By FIRST CHANNEL

June 25, 2016

Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se xhudo kosovare vazhdon të impresionojë botën e sportit. “Majlinda dhe të tjerët na e ngritën Flamurin në Rusi, na i sollën plotë medalje e krenari… Sot në Budapest, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, pas fitoreve radhazi, dolën të dyja në finalen kosovare për Grand Prix”, shkruan kryeministri Mustafa në llogarinë e tij në rrjetën social facebook.

Ai tha se me këtë rast, nuk mund të mos e shpreh edhe impresionohet edhe me golin e jashtëzakonshëm të gjilanasit Xherdan Shaqiri, në ndeshjen përballë Polonisë.

“Kosovarët po lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin ndërkombëtar. Krenar me Majlindën, Distrian dhe të gjithë sportistët tjerë kulmorë që u lindën në Kosovën tonë”.