Merkel: Nuk ka nguti për Britaninë që të nisë procesin për dalje nga BE

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se nuk ekziston nguti dëshpëruese për Britaninë që të nisë procesion për t’u shkëputur nga Bashkimi Evropian, duke i dhënë kështu hapësirë Londrës për të gjetur zgjidhjen për veprimin e radhës pas referendumit të së enjten për t’u larguar nga blloku.

“Të jem e sinqertë, nuk i duhen vite [Britanisë], e vërtetë, por unë s’do të përleshesha për një kornizë të shkurtër kohore,” tha Merkel në një konferencë për media pas një takimi të partisë së vetë jashtë Berlinit./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta