Mediat britanike të përçara pas daljes nga BE

Ndarja e vendit në dy kampe duket të ketë prekur edhe mediat Britanike ku disa shprehen të pasigurta e disa shkruajnë për një Britani të Re dhe të rilindur.

“Daily Express” përshëndeste fitoren e lavdishme, ndërsa ”Daily Telegraph”, gazetë tjetër proBrexit, përshëndeste lindjen e një Britanie të Madhe të re.

“Me konsideratë të lartë për Britaninë e Madhe!”, shkruante me germa të mëdha ”Daily Mail”, tabloidi që drejtoi fushatën virtuale kundër Europës. “Ja ku erdhi dita kur populli i heshtur i Britanisë së Madhe u ngrit kundër elitës përbuzëse të Brukselit dhe një klasë politike arrogante dhe të shkëputur nga realiteti”, shkruan ajo.

Nga ana e pro-Evropës, “Times” kishte si kryetitull “Tërmeti Brexit” ndërsa Tabloidi “Daily Mirror” kishte përshtatur një tonalitet më të errët, me kërkesë në faqen e parë: “Çfarë djallin do të ndodhë tani?”.

Temat
BotëLajme

Të afërta