Orë të gjata transmetimi Live në Top Channel të edicionit të parë të “Top AWards” janë përmbyllur me një foto të stafit në skenën e Pallatit të Kongreseve, për të pasur kështu që kujtim të këtij kompeticioni muzikor që u mbyll me sukses pa kaluar ora 24:00.
Ledion Liço, moderator i këtij eventi që ngjiti në skenën këngët hit të vitit 2015, dhe këngëtarët që na kanë bërë të kërcejnë me bitin e tyre, thirri në skenë të gjithë stafin për të realizuar foton. Por Lori Hoxha, organizatore e këtij eventi, ka dashur pak qetësi, pasi ishte duke dhënë një intervistë televizive.
Ulur në një nga ndenjëset e sallës së madhe të Pallatit të Kongreseve ku ishte duke dhënë intervistën, Lori Hoxha është ngritur në këmbë dhe i ka kërkuar Ledionit të mbajë pak qetësi derisa ajo të mbarojë prononcimin e saj.
“Boll për sot, e ke ekzagjeruar”, – thotë ajo me buzëqeshje dhe lirshmërinë që e karakterizon si tip.
Më herët në një prononcim për Express ajo tha se kishte pritshmëri të larta për këtë event, pasi kishte punuar fort që gjithçka të dilte bukur.
E mesa duket, me humorin dhe batutat me Ledionin, por edhe lirshmërinë e saj ku gjatë gjithë kohës së ndarjes së çmimeve kërcente në sallë, gjithçka sipas saj shkoi siç ajo e priste. /Gazeta Express/