Policia e Korçës ka prangosur një 31 vjeçar pasi ka kundërshtuar uniformat blu.
Mësohet se i arrestuari është Jurxhin Kulla, 31 vjeç ,banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky Kulla në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Seksionit kundër Narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.