Jep dorëheqje komisioneri i Britanisë së Madhe në BE

Komisioneri i Britanisë së Madhe në BE, Lord Hill, ka dhënë dorëheqje sot, duke thënë se “çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet dot”, pasi Britania e Madhe votoi të enjten në një referendum historik për t’u shkëputur nga BE.

Në një komunikatë për media, ai ka thënë se beson se nuk është e drejtë për të, të vazhdojë me punën e vet si komisionar në krye të shërbimeve financiare, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.

Por, ai do të mbetet në detyrë edhe për disa javë për të siguruar një dorëzim detyre të organizuar.

Si aleat i afërt me kryeministrin David Cameron, Lord Hill kishte argumentuar për Britaninë që të qëndrojë në BE./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta