Futbollistët e Real Madridit kanë realizuar më së shumti gola në “Euro 2016”.
Real Madrid udhëheq për nga numri i golave të realizuar nga futbollistët e tij në “Euro 2016”.
Gareth Bale ka shënuar tre, Cristiano Ronaldo dy dhe Luka Modric një tjetër për gjashtë gola nga anëtarët e “Los Blancos”, përcjell “Lajmi.net”.
Dhe, kjo është pa e llogaritur tre golat e sulmuesit të Spanjës, Alvaro Morata i cili tani është zyrtarisht i rikthyer në Santiago Bernabeu nga Juventus.
Fjalët kyçe
Euro 2016Temat
Sport