Gjykata në Springfild të Ohios në Shtete të Bashkuara e ka dënuar një burrë me 40 vite burg, për një numër të madh të vjedhjeve.
Ricky Hand nuk e pranuar mirë vendimin dhe e ka nxjerrë një shishe që e mbante në mbështjellësin e dorës së thyer, dhe e ka zbrazur urinën që kishte brenda, transmeton Telegrafi.
Duke u shprehur i befasuar me dënimin, ai në këtë mënyrë ka protestuar për vendimin e gjykatësit.
Për këtë reagim të ulët, ai pritet të hetohet dhe të përballet sërish me drejtësinë.
Ndryshe, ai është gjetur fajtor për 30 vjedhje të rënda.