Aleanca siriane dhe SHBA-të marrin nën kontroll bazën Manbij të ISIS-it

Luftëtarët sirianë të mbështetur nga SHBA –të, kanë avancuar në bazën Manbij që kontrollohej nga ISIS, duke marrë nën kontroll një rrugë dhe kryqëzimin kryesor dhe mullirin nga i cili mund të shihet i tërë qyteti, ka deklaruar një grup monitorues atje, shkruajnë mediat e huaja.

Qyteti shtrihet në afërsi të kufirit me Turqinë dhe është një pikë kyçe e furnizimit të zonave të kontrollit në lindje të Sirisë dhe Irakut, transmeton KosovaPress.

Manbij ka shërbyer si pikë kyçe transiti e luftëtarëve të huaj në ISIS-it. Gjithashtu, kjo pjesë është shfrytëzuar edhe për marrjen e fondeve, si dhe ishte një qendër e trafikimit të naftës dhe mallrave të tjera të plaçkitura.

Temat
BotëLajme

Të afërta