Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur komentuar largimin e Britanisë së Madhe nga familja e madhe e Bashkimit Evropian.
Ai nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka shkruar se Britania dhe Republika e Kosovës megjithatë do të jenë të pandashme, transmeton Indeksonline.
“Pavarësisht rezultatit të referendumit britanik, dy gjëra mbesin të pandryeshueshme për Republikën e Kosovës: bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Britaninë e Madhe dhe rruga e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian”, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
Me keqardhje mësuam lajmin për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Përkundër këtij zhvillimi, ne besojmë se ka diçka që i bënë të pandashëm Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Kosovën: demokracia liberale, të drejtat dhe liritë e njeriut, vlerat e shoqërisë së hapur dhe ekonomia e tregut të lirë, mes shumë vlerave të tjera.
Pavarësisht rezultatit të referendumit britanik, dy gjëra mbesin të pandryeshueshme për Republikën e Kosovës: bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Britaninë e Madhe dhe rruga e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. K.V
