Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian duket se nuk është pritur mirë edhe nga Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Në një reagim në Twitter, Tusk shkruan se ky është një moment dramatik, sidomos për Mbretërinë e Bashkuar.
“Ky është një moment edhe më dramatik, sidomos për Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar negative. Nuk do të ketë vakum ligjor”, ka deklaruar Tusk.
Më tej ai ka thënë se në emër të 27 vendeve të BE-së, janë të vendosur ta mbajnë unionin.
Ai shkruan se do t’i propozojë udhëheqësve të BE që të fillojnë një reflektim të gjerë mbi të ardhmen e unionit.
Me shumicë të votave në referendumin e 23 qershorit, qytetarët britanikë vendosën që të dalin nga Bashkimi Evropian.