Shkencëtarja shqiptare tregon për zbulimin historik që shkakton kancerin e gjirit (VIDEO)

Pjesë e zbulimit të madh historikë nga shkencëtaret për origjinën e kancerit të gjirit dhe ilaçin shërues, ishte edhe shqiptarja Iris Papa, e cila ka koordinuar pjesë franceze të këtij projekti.

“Rëndësia më e madhe këtij studimi është fakti se për herë të parë të gjithë shkencëtarët u mblodhën për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje, a mund ti gjejmë ne faktorët gjenetikë që janë në origjinën e të gjithë kancerave të gjirit. Dhe origjina është një listë e 93 gjeneve që janë të implikuara në shkaktimin e kancerit të gjirit”, tha Papa.

Zbulimi historik tregon se nga 20 mijë gjene në trupin e njeriut, 93 prej tyre pësojnë çrregullim duke shkaktuar sëmundjen e kancerit.

Tashme Industrise farmaceutike i duhet të prodhoje ilace për sherimin e 93 sëmundjeve që shkaktohen nga ky çrregullim gjenetik.

Mjeku hematolog Arben Ivanaj, theksoi se duke kuptuar mekanizmat e lindjes se kancerit së gjirit, ne kuptojmë më mirë refklektimin e tij tek jeta jonë praktike. Ai theksoi se mjekët shqiptarë duhet të bashkëpunojnë më tepër me të huajt përmes konferencave shkencore.

Temat
Shëndet

Të afërta