Botë

Premierliga nuk do të ndikohet pas daljes së Britanisë nga BE’ja

By FIRST CHANNEL

June 24, 2016

Premierliga ka insistuar se “Brexit” nuk do të ketë ndikim negativ në përfaqësimin e saj nëpër botë 52 për qind e Britanisë së Madhe votuan në favor të largimit nga Bashkimi Evropian në referendumin e së enjtes, duke e shtyrë kryeministrin David Cameron që të japë dorëheqje.

Shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Scudamore, ka konfirmuar se do të punojë me qeverinë dhe institucionet përkatëse rreth “Brexit”-it, por beson se suksesi i Premier Ligës nuk do të ketë pasoja negative.

“Premier Liga është një garë e suksesshme sportive që ka ndikim global”, thuhej në një komunikatë të Ligës angleze. “Kjo do të vazhdojë pa marrë parasysh rezultatin e referendumit”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë dhe institucionet tjera për çfarëdo procesi”.