Pacolli, në varrimin e fëmijëve të mbytur në Kolovicë: Fajet i kanë ata që udhëheqin institucionet (Video)

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka përjetuar rëndë tragjedinë e djeshme, ku në Kolovicë të Prishtinës humbin jetën vëlla e motër në një gropë të mbushur më ujë.

Pacolli ua lë fajin atyre që udhëheqin me institucionet që, sipas tij, nuk po bëjnë asgjë për vendin.

Ai ka marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve të familjes Mramori, në fshatin Sharban, duke e quajtur këtë moment të rendë për të gjithë.

Gropa, si ajo ku humbën jetën Florenti dhe Florenta, Pacolli thotë se ka gjithandej Kosovës.

Ai ka kërkuar nga institucionet të mendojnë për qytetarët e jo vetëm për interesat e tyre. /Tribuna Channel/

Temat
LajmeVend

Të afërta