Mot i nxehtë edhe në fundjavë, më pas rënie e lehtë e temperaturave

24.06.2016 – Moti i nxehtë që po mbretëron ditëve të fundit do të mbetet edhe ditëve të fundjavës, derisa turbullira me masa të freskëta ajrore mbi Mesdhe do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu gjatë orëve të pasdites që do të shoqërohen edhe me bubullima.

Nga fillimi i javës së ardhshme do të mbajë mot jostabil me të reshura lokale shiu dhe bubullima, derisa temperaturat e ajrit pritet të zbresin rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten nga 17C deri në 18C, minimalet, e maksimalet nga 31C deri në 32C. Në fillim të javës minimalet do të sillen nga 13C deri në 17C, e ato maksimale nga 24C deri në 27C.
Era do të fryejë nga veriu-verilindja 3-11m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave normale.

parashikimi

Temat
LajmePërgjithshmeVend

Të afërta