Mbyllen 6 kolegje private në Kosovë, ja emrat!

Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) nuk ua ka vazhduar akreditimin institucional gjashtë institucioneve në ndryshme si: kolegji “Victory”, “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, “EADA” School, kolegji “VPA”, kolegji “Humanistika” dhe “Kolegji Internacional i Prizrenit”, gjë që ka bërë që këto institucione të mbyllen.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress, kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në AKA, Blerim Rexha, i cili konfirmoi mbylljet e këtyre institucioneve.

“Akreditimi institucional është njëra formë, njëra kërkesë e akreditimit, dhe institucionet të cilat iu kalon tani akreditimi institucional ato tani duhet të bëjnë kërkesën dhe të tillë kanë bërë shumë institucione dhe këtë vit rrezikojnë 6 institucione të arsimit të lartë privat që të mbesin pa akreditim institucional. Këto, janë; Kolegji “Victory”, i cili tani më vetëm e ka njoftuar Ministrinë e Arsimit dhe neve se nuk do të vazhdojnë pranimin e studentëve të rinj, është “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, është “EADA School”, është kolegji “VPA”, kolegji “Humanistika” dhe është “Kolegji Internacional i Prizrenit”, të cilëve iu skadon akreditimi institucional më 30 shtator 2016 dhe po ashtu të gjitha programet e studimit në këto kolegje nuk kanë kaluar fazën e plotësimit të kushteve të tyre formale. Në termat tonë praktik, i bie që këto institucione nuk kanë të dejtë të pranojnë studentë të ri në vitin e ri akademik”, ka thënë Rexha.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e lartpërmendura kanë pas akreditim në të kaluarën, mirëpo, ato nuk i kanë plotësuar kriteret në bazë të UA për akreditim,. Ndërsa, disa të tjera nuk kanë pas interesim që ta vazhdojnë biznesin e tyre.

Agjencia Kosovare e Akreditimit është në proces të akreditimit të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë të cilave u skadon akreditimi institucional apo i programeve të studimit.

Temat
LajmeVend

Të afërta