Largimi nga BE rrezikon shpërbërjen e Britanisë së Madhe

Kur skocezët refuzuan pavarësinë nga Britania e Madhe më shumë se tre vjet më parë, një rol të rëndësishëm luajti fakti se pavarësia nga Mbretëria e Bashkuar do të përkthehej edhe në largim nga Bashkimi Evropian.

Këtë e provoi edhe vota e skocezëve në referendumin e Brexit. 62 për qind e tyre mbështetën qëndrimin në BE, përkundër 38 për qind që votuan për të kundërtën.

Dhe duket se skocezët nuk kanë ndërmend që të shkëputen nga Brukseli, çka me gjasa do të përkthehej në një referendum tjetër për pavarësinë dhe kriteret për mbajtjen e tij, thotë ish-ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond janë plotësuar.

Filo-evropiane është edhe Ministrja e Parë në detyrë, Nicola Sturgeon, që tha pas rezultatit se vendi i Skocisë është brenda BE-së.

“Skocia dhe skocezët dërguan një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë për të qëndruar në Bashkimin Evropian. Unë e mirëpres këtë qasje dhe mbështes statusin tonë si vend anëtar në BE”, tha ajo.

Të njëjtat thirrje kanë nisur të dëgjohen edhe në Irlandën e Veriut. Edhe këtu, shumica e votuesve mbështetën qëndrim in në BE dhe rezultati ka shtuar zërat nacionalistë që kërkojnë referendum për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar dhe bashkimi me Irlandën.

Temat
BotëLajme

Të afërta