Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për më shumë se 6 për qind, pasi vendimit të Britanisë për tu larguar nga Bashkimi Evropian, gjë që ka ndikuar në rritjes e frikës për një ngadalësim ekonomik, që ndikon në zvogëlimin e kërkesës së naftës.
Tregjet financiare kanë qenë të shqetësuar me muaj të tërë për Brexit, për shkak të efekteve negative që shkakton një gjë e tillë në ekonominë e vendit, shkruan Reuters.
Kryeministri britanik, David Kameron, i cili për muaj të tërë ka bërë fushatë pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, sot konfirmojë dorëheqjen e tij, e cila do të zyrtarizohet në muajin tetor.
Analistët ekonomik bëjnë të ditur që pas largimit të Britanisë nga BE, çmimi i naftës do të bie vazhdimisht.