Lajm i mirë për Shqipërinë, drejt zbulimit të naftës dhe gazit natyror

Një lajm i mirë për gjithë vendin është dhënë sot nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili mori pjesë në Shpirag aty ku dhe nisën shpimet për kërkimet e naftës.

Pas fjalës në ceremoni, Rama ka postuar pak minuta më parë edhe disa foto ku tregohet puna dhe investimet që do të bëjë kompania Shell.

“Në Shpirag ku pas zbulimit të ri të një rezerve të konsiderueshme nafte dhe gazi të cilësisë më të mirë në tregun botëror të naftës, kompania prestigjioze SHELL ka sjellë në Shqipëri, sondën më të fuqishme të teknologjisë (vetëm sonda kushton 72 milionë euro) për të nisur punimet për hapjen e puseve. Ndërkohë që për shkak të rënies drastike të çmimit të naftës SHELL (të ardhurat vjetore të kompanisë janë 33 herë më të larta se Prodhimi i Brendshëm Kombëtar i vendit tonë), ka ndalur shumë programe investimesh nëpër botë, në Shqipëri jo vetëm po vazhdon investimin, po edhe ka përfunduar draftin e një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare, për të nisur një operacion të ri në një tjetër bllok nafte. Shumë e rëndësishme: SHELL ka pranuar një ndryshim themelor në qasje në marrëveshjen e re me qeverinë, që në raport me marrëveshjet e mëparshme siguron ndarjen e më shumë të ardhurave me popullin shqiptar”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

Temat
LajmeRajon

Të afërta