Kërkohen të drejtat e të dhunuarave gjatë luftës në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka organizuar një kampanjë me rastin e Ditës Botërore të viktimave të dhunës për të kërkuar të drejtat e të dhunuarve gjatë luftës së fundit në kosovë.

Drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti tha se përkundër vullnetit politik, në Kosovë ende nuk është firmuar komisioni për verifikimin dhe kompensimin e të dhunuarve gjatë luftës.

Përmes aktivitetit “Dëgjo zërin tim”, kjo qendër ka shënuar 19 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt dhe 26 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Aktiviteti “Dëgjo zërin tim” ka për qëllim sensibilizimin e opinionit kosovar, në veçanti atij institucional, për gjendjen dhe të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

auto_img-01231466761276

auto_img-00871466761278

auto_img-0074_69111466761274

Temat
LajmeVend

Të afërta