Vendimi i popullit britanik për dalje të vendit të tyre nga BE ndikon jo vetëm ndaj tyre dhe banorëve tjerë të BE, por edhe qytetarëve të vendeve të cilët aspirojnë të aderojnë në BE. Porosia nga Mbretëria e Bashkuar e cila këtë mëngjes arriti në Maqedoni është një porosi e dashur për nacionalistët dhe kundërshtarët e reformave, ndërsa dekurajuese për ata të cilët besojnë në idenë evropiane, thuhet në reagimin e Institutit EPI, transmeton Telegrafi Maqedoni. „Për Republikën e Maqedonisë Brexit është në veçanti i dhimbshëm, sepse Britania e Madhe ishte një ndër mbështetësit kyç të integrimit të vendit në BE. Shpresojmë që pas tronditjes nga Brexit, BE do ta ripërtërijë dinamikën e saj të integrimit, me se do të sjell një vizion dhe rrëfim të ri për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor.“, thonë nga EPI./Telegrafi/
