Dhurata diss Bleros? Bën foto me Teutën dhe Tarën (Foto)

Dhurata Ahmetaj dikur ka qenë këngëtarja e preferuar e Blero Muharremit.

Këngëtarja e cila i falënderohet pikërisht Bleros për emrin dhe famën që ka krijuar me bashkëpunimet dhe këngët që kanë realizuar në kuadër të kompanisë së tij, së fundmi ndërpreu raportet me të.

Dhe ndërprerja erdhi në një moment kur këngëtari u nda edhe nga bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi, shkruan Telegrafi.

U tha se relacionet ishin prishur sepse Dhurata hyri në mes, por nuk doli të jetë kështu.

E megjithatë konflikti mes Dhuratës dhe Bleros, dikur të dashur për njëri-tjetrin persona shumë të afërt e të pandashëm – ende po vazhdon, vet këngëtarja shfrytëzon momentin për të bërë foto me Teutën dhe Tarën.

Foton e ka publikuar vet Dhurata në Instagram, ku që të trija duken të buzëqeshura, por që aty mungon këngëtari, i cili ka qenë edhe njeriu që bëri që ata të njihen mes vete dhe me të cilin treshja sot s’ka më asnjë raport.

@teutakrasniqi 😹😹❤️

A video posted by Dhurata Ahmetaj🎁 (@dhurataahmetaj) on

👸🏼🍀🌹

A photo posted by Dhurata Ahmetaj🎁 (@dhurataahmetaj) on

Temat
Showbiz

Të afërta