Dalja e Britanisë nga BE, Merkel: Jemi mjaft të fortë, të vazhdojmë siç kemi qenë më parë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur sot para medias “keqardhjen e thellë” për daljen e Britanisë nga BE, por ka theksuar se “do të vazhdojmë me hapat e mëtejshme dhe është e rëndësishme të jemi të gjithë të bashkuar, të mbajme vlerat tona, që të garantojmë idetë tona, interesat tona, të politikës së jashtme, të politikës së mbrojtjes, pra të vazhdojmë siç kemi qënë më parë.”

Merkel tha: “Ne do të kujdesemi për procesin e integrimit evropian. Do të përpiqemi sesi të përmirësojmë jetesën e qytetarëve në BE dhe jo vetëm në BE, por në favor të të gjitha vendeve anëtare. Vendet indivuale duhet të përballen me këto sfida sidomos porsa i përket sfidë ekonomike.

Sidomos pas daljes së Britanisë do të vazhdojmë me hapat e mëtejshme dhe është e rëndësishme të jemi të gjithë të bashkuar, të mbajme vlerat tona, që të garantojmë idetë tona, interesat tona, të politikës së jashtme, të politikës së mbrojtjes, pra të vazhdojmë siç kemi qënë më parë.

Do të nxjerrim konkluzionet tona përsa i përket daljes së Britanisë nga BE.

Uniteti i BE, ideja e unitetit të BE, është ideja e paqes dhe kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha.

Kjo do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen, do të vazhdojmë të kemi të njëjtat vlera ashtu siç ka qënë e përshkruar edhe më parë që nga krijimi i BE.

Gjermania ka përgjegjësi të veçanta porsa i përket suksesit të BE.

Kam ftuar presidentin e Francës, Holande, kam ftuar Donald Tusk dhe Kryeministrin e Italisë, Renxi, në një takim javën e ardhme për të vazhduar me hapat tona të mëtejshme në Bruksel për vendimet që do të ndërmerren.

Porsa i përket largimit nga BE, traktatet dhe procedurat janë të përcaktuara dhe do të vazhdojnë negociatat.

Britania e Madhe do të ketë përgjegjësitë e saja derisa të bëhet dalja e plotë nga BE, megjithatë edhe pas daljes nga BE, ne do të vazhdojmë partneritetin me Britaninë.

BE është mjaftueshëm e fortë për të gjetur mënyrën e duhur sesi do të procedohet pas daljes ë Britanisë,” ka theksuar Kancelarja gjermane në përfundim.

Temat
BotëLajme

Të afërta