Dalja e Britanisë nga BE, katastrofë për futbollistët

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ketë ndikim të madh në Premierligë.
Premierliga do të vuajë nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Shumë lojtarë që vijnë nga vendet e tjera evropiane, tashmë nuk mund të qëndrojnë në ekipet e tyre, pasi numri i lojtarëve të huaj që lejohen në një skuadër është i limituar sipas rregulloreve, raportojnë mediat angleze, përcjell “Lajmi.net”.

Payet, Kante e Martial janë në mesin e atyre që do ta kenë të vështirë të mbeten në West Ham, Leicester dhe Manchester United.

Janë mbi 100 futbollistë që duhet të largohen nga futbolli anglez.

Temat
BotëSport

Të afërta