Ahmeti viziton familjen Mramori e cila humbi dy fëmijët (Foto)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka vizituar familjen Mramori në Kolovicë të Prishtinës ku një ditë më parë e humbën jetën dy fëmijët e saj pasi që ranë në një gropë.

Në këtë tragjedi vdiqën Florenti 11 vjeçar dhe motra e tij, Florenta 13 vjeçare.

Gjatë qëndrimit në këtë familje, kreu i Prishtinës ka premtuar se do t`i mbulojnë shpenzimet e ceremonisë së varrimit si dhe ato për bartjen e pjesëmarrësve në varrim.

Lamtumira e fundit, fëmijëve do t`iu jepet në orën 15:00.

E pas kësaj tragjedie që i ndodhi familjes Mramori, të enjten mbrëma dha dorëheqje edhe drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla. /klankosova/

auto_12211466773108

auto_12d12d11466773106

SHPENDI-690x380-1

Temat
LajmeVend

Të afërta