30 ditë paraburgim për serbët që sulmuan Policinë e Kosovës

Javën e kaluar në fshatin Ramun të Pejës është sulmuar fizikisht patrulla e policisë nga disa meshkuj, shtetas serbë. Ndaj këtyre personave gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim.

PEJË – Sot Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve S.S., D.N., N.R., dhe B.T., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit S.S. dhe D.N. serb, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohen se ne bashkëveprim kanë kryer veprën penale te sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare nga neni 410 par. 2 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, ndërsa të pandehurit N.R. dhe B.T. serb, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohen se ne bashkëveprim kanë kryer veprën penale pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 me nenin 31 te KPRK-së.

“Te pandehurit S.S., D.N., N.R., dhe B.T., me dt. 20.06.2016 ishin duke udhëtuar me automjete Ford ngjyrë hiri me targa te Republikës se Serbisë dhe me automjetin Audi 6 me targa te Republikës se Serbisë dhe përgjatë magjistrales Pejë-Prishtinë ne fshatin Ramun ne orën 14 e 30 minuta ndalohen nga zyrtar policor për shkak te një kontrolli rutinor. Te pandehurit duke qene ne ndikim te alkoolit , kanë reaguar duke mos dashtë ti përfillin urdhëratë e zyrtareve policor të A.G., V.H., dhe H.D., duke iu drejtuar me fjalët kërcënuese, si dhe duke i sulmuar te njëjtit edhe fizikisht, duke iu shkaktuar lëndime trupore”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve prej datës 20.06.2016 dhe do të zgjasë deri me datën 19.07.2016.

Palët kundër këtij aktvendimi kane te drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit./Gazeta Express.

Temat
LajmeVend

Të afërta