Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

VIDEO/ Maskohet për të frikësuar shoqet, por i ndodh e papritura

Një adoleshente nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, ka vënë në kokë maskën e dinozaurit Barney duke dashur t’i frikësojë shokët, por ngjarja ka marrë një tjetër drejtim.

Darby Risner është hedhur dhe i ka trembur shoqërinë, por është kthyer vet në viktimë, meqë nuk i hiqej maska nga koka.

Siç shihet në videon e publikuar, 15-vjeçarja mundohet ta heqë pjesën e sipërme të kostumit, ndërsa shoqet që e ndihmojnë nuk mund të ndalojnë së qeshuri.

Meqenëse Risner ka filluar të mbetet pa frymë, është dashur të thirren zjarrfikësit, të cilët ia kanë nxjerrë me shumë mund nga koka.

Nuk dihet si e ka futur ajo maskën në kokë, e cila më pas nuk ka pasur si t’i dalë sepse ka një rreth shumë të ngushtë.

Exit mobile version