Shpërthejnë polemikat, Turqia akuzon Italinë: “Turp, keni manipuluar ndeshjen”

Pas humbjes së Italisë ndaj Irlandës, tifozët turq nuk i kanë përmbajtur kritikat duke aluduar për manipulim të ndeshjes.

Humbja e Italisë i ka kushtuar shumë Turqisë e cila eliminohet nga Kampionati Europian duke mos pasur mundësinë të jetë e pranishme në fazën me eliminim direkt, shkruan ‘spaziomilan’, raporton Syri.net.

“Turp, keni luajtur një ndeshje të manipuluar”, shkruajnë tifozët turq në profilin zyrtar të Italisë në ‘Twitter’.

Irlanda mundi në minutat e fundit Italinë dhe më pas u kualifikua në fazën tjetër si një nga katër ekipet më të mira të vendeve të treta.

Në profilin e Italisë në ‘Twitter’, tifozët turq kanë shpërthyer nga ofendimet, sharjet madje edhe akuzat për manipulime.

Temat
BotëSport

Të afërta