Shënohet Dita e shërbyesve civilë

23 qershori është data e shërbyesve civil- administratës, e cila ka filluar të shënohet që nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të datës 20 dhjetor 2002.

Vendet anëtare të OKB-së e shënojnë këtë datë duke organizuar tribuna dhe konferenca shkencore, ku debatohet mbi rolin dhe funksionin e administratës në përgjithësi dhe shërbyesve civil në veçanti, realizimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve gjatë marrëdhënieve me organet e administratës dhe për proceset e ndryshme të zhvillimit të shteteve në përgjithësi.

Për këtë ditë, Ministria e Administratës Publike organizon takimin me temën: “Reformat në shërbimin Civil të Kosovës”.

Sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 23 qershori është data e shërbyesve civil. Për shënimin e kësaj date organizohen shumë tryeza dhe konferenca me karakter ndërkombëtar, ku shtjellohen tema rreth administratave nacionale, reformave administrative dhe zhvillimit të shteteve në përgjithësi.

Temat
LajmeVend

Të afërta