Puthje për të qëndruar në BE (FOTO)

Aktivistë pro-Bashkimit Europian pikturuan fytyrat e tyre me ngjyrat e flamujve të BE dhe britanikë, dhe u puthën në një aksion simbolik për të apeluar qëndrimin e Britanisë në bllok, në prag të referendumit kombëtar.

Dhjetëra aktiviste u mblodhën pranë stadiumit “Wembley” në Londër, ku përfaqësuesit e 2 kampeve po mbanin debatin e tyre të fundit.

Ata valëvisnin banera me shkrimin “Zgjidh dashurinë, voto për qëndrimin” ndërsa dy gra që kishin pikturuar fytyrat me ngjyrat e flamujve të BE dhe të Britanisë u puthën dhe thanë “Jemi më mirë të bashkuar”, trasnmeton Top Channel.

Ndërkohë, një puthje u bë edhe në Berlin përpara Brandenburg Gate nga një burrë dhe grua të cilët kishin pikturuar fytyrat e tyre me ngjyrat e flamujve të BE dhe britanikë, ndërsa në dorë mbanin një baner ku shkruhej “Dashuria jonë për Britaninë e Madhe”.

1466607889_download

1466607903_f-euhistory-a-20160622

1466607913_brexit2006s_620_413_100

1466607922_2016-06-19_385

1466607922_2016-06-19_385

1466607931_6c5b4981f8843d1e9c0f6a706700222e

1466607954_gettyimages-541956268

1466607969_gettyimages-541956240

Temat
Fun

Të afërta