Lajme

PDIU marshon nesër nesër drejt varrezave të Kllogjerit

By Emanuel Demaj

June 23, 2016

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata “Çamëria” do të përkujtojnë këtë vit, në 24 qershor në orën 19:00, ditën e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinistët Grekë.

Ditën e premte PDIU fton të gjithë shqiptarët anembanë trojeve të mblidhemi në varrezat e Kllogjerit, pranë fshatit Mursi në Sarandë, në marshimin biblik të përvitshëm, për të përkujtuar Shqiptarët e Çamërisë që humbën jetën nga gjenocidi i shovinistëve grekë.