Gjyshja 55 – vjeçare lind trinjakë (FOTO)

Një 55 – vjeçare është konsideruar si nëna më e vjetër në Britani, pasi ka lindur trinjakë me anë të fekondimit artificial.

Sharon Cutts, nga Bostoni i Lincolnshire , lindi Mason, Ryan dhe Lilyn më 21 Mars me të dashurin e saj 40 – vjeçar, Stuart Reynolds.

Nëna e shtatë fëmijëve shpenzoi 22 mijë paund në Qipro për fekondimin artificial, pasi ajo ishte tepër e moshuar për të bërë fëmijë. Ndërkohë djali i saj 21 – vjeçar nuk ka rënë dakord me vendimin e saj, transmeton Lajm.

Ndërsa instruktori i saj i palestrës u shpreh: “Unë do të jem gjithmonë aty për të dhe do e mbështes atë, por unë nuk pajtohem me fekondimin artificial. Sigurisht unë jam i shqetësuar për shëndetin e saj sepse ajo është 55- vjeçe”.

gjyshja

gjyshja-3

gjyshja-4

gjyshja-ok

Temat
Fun

Të afërta